Memli Krasniqi: Buqja la pas një trashëgimi të madhe artistike në teatër e film, ishte profesioniste e mike e mirë

Memli Krasniqi: Buqja la pas një trashëgimi të madhe artistike në teatër e film, ishte profesioniste e mike e mirë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha.

Në një postim në Facebook, Krasniqi e ka kujtuar atë si një profesioniste shembull dhe një punëtore e madhe, por, mbi të gjitha, si një mike të sinqertë dhe e dashur me të gjithë.

“Kisha fatin e madh të bashkëpunojë gjatë me të, në përpjekjet tona të përbashkëta për ta zhvilluar teatrin e kinematografinë dhe për ta dërguar artin tonë në skenat e mëdha botërore. Shumë suksese të Kosovës e mbajnë edhe emrin e punën e saj. Buqja la pas një trashëgimi të madhe artistike në teatër e film. Na la shumë kujtime. Dhe do të na mungojë shumë!”, shkruan ai.

 

Shpërndaje në: