Memli Krasniqi e quan “sekser të kompanisë serbe” ambasadorin Martin Berishaj

Memli Krasniqi e quan “sekser të kompanisë serbe” ambasadorin Martin Berishaj

Kryetari I PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar skandalin financiar ku dyshohet të jetë i përfshirë ambasadori I Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Krasniqi ka thënë se në Kosovë nuk ka pasur skanda më të madh sesa rasti i Martin Berishajt.

“Vetëm fshehja e pasurisë së tij është e mjaftueshme për shkarkimin e tij. Ka shumë ka shumë pikëpyetje si është marrë nënshtetësia, a është bërë verifikimi tij nga agjencioni për inteligjencë. Ai po del se është edhe sekser i GEN-I-t serb”, është shprehur Krasniqi në Klan Kosova.

“Është e pabesueshme t’i dilet në mbrojtje se me çfarë sigurie dalin dhe bëhen avokatë ambasadorit, presidentja, kryeministri, ministrja. 600 mijë euro për çfarë shërbime, edhe të jetë ambasador edhe i angazhuar në profesione tjera. Kurrë në jetë nuk e kam ditur që ai merret me ndërmjetësim të blerjes së energjisë”./Periskopi/

Shpërndaje në: