Memli Krasniqi ia jep Albin Kurtit propozimin për datën e zgjedhjeve

Memli Krasniqi ia jep Albin Kurtit propozimin për datën e zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka propozuar 9 qershorin e këtij viti për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

“Unë po e jap një propozim sot për herë të parë. Unë mendoj që ne do të duhej të merremi vesh me shku në zgjedhje më datën 9 qershor”.

“Unë besoj që do të ishte një datë e përshtatshme, nga ajo që po thotë edhe Kurti që ne jemi të gatshëm kurdo”, ka thënë ai në Pressing.

Krasniqi ka thënë se është pro se para shpërndarjes së Kuvendit të votohen marrëveshjet e rëndësishme ndërkombëtare, për këtë thotë se PDK-ja do t’i jap votat.

Të mërkurën e 27 marsit, PDK-ja e ka prezantuar Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

Krasniqi tregon si u vendos që Bedri Hamza të kandidohet për kryeministër të Kosovës

Shpërndaje në: