Memli Krasniqi kujton Rexhep Bojën: Kosova humbi një intelektual e patriot

Memli Krasniqi kujton Rexhep Bojën: Kosova humbi një intelektual e patriot

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar Rexhep Bojën që vdiq sot, si një patriot dhe intelektual.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Rexhep Bojës, si dhe për Bashkësinë Islame të Kosovës”, shkruan Krasniqi.

Mesazhi i plotë:

Kosova sot humbi një intelektual e patriot, ish-Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Bojën, i cili për shumë vjet punoi për lirinë e vendit, promovoi dijen, mirësinë e besimin për popullin tonë.

Rexhep Bojën do ta kujtojmë përherë edhe për kontributin e pakursyer në shtetndërtim duke qenë ambasador i Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite, nga ku afirmoi shtetin tonë në botën arabe, ku krijoi ura të reja komunikimi e mundësi bashkëpunimi.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Rexhep Bojës, si dhe për Bashkësinë Islame të Kosovës.

Shpërndaje në: