Memli Krasniqi: PDK u konfirmua si partia më e votuar në Kosovë, Arian Tahiri ishte vetëm përballë tërë aparatit shtetëror
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë në zgjedhjet lokale, duke e cilësuar rezultatin si një dëshmi të forcës dhe përfaqësimit të gjerë të PDK-së në gjithë vendin.
“Me 187,526 vota, PDK u konfirmua si partia më e votuar në Kosovë. Me 206 asamblistë të zgjedhur, mbetëm forca me përfaqësimin më të gjerë lokal në vend. Dhe me gjashtë komuna të fituara – Ferizaj, Prizren, Skenderaj, Vushtrri, Kaçanik dhe Han i Elezit – PDK dëshmoi se suksesi ndërtohet mbi punë me rezultate dhe përfaqësim me dinjitet,” tha Krasniqi, përcjell Periskopi.
Ai vlerësoi se në katër ballafaqime direkte me pushtetin qendror, PDK fitoi tri gara, ndërsa theksoi se për partinë çdo përpjekje e ndershme është fitore në vetvete.
Krasniqi shprehu mirënjohje për të gjithë kandidatët, aktivistët dhe mbështetësit e PDK-së në gjithë Kosovën, duke përmendur veçanërisht Arian Tahirin në Mitrovicë, të cilin e cilësoi si “yllin e kësaj fushate”.
“PDK sot qëndron më e bashkuar, më e pjekur dhe më e përgatitur për sfidat që na presin. Ky rezultat nuk është fundi, por fillimi i një kapitulli të ri – kapitulli i bashkimit dhe përgatitjes për fitoret e ardhshme,” u shpreh ai.
Në përmbyllje, Krasniqi tha se PDK do të vazhdojë të punojë për qytetarët dhe për të ardhmen e Kosovës.
Postimi i plotë:



