Memphis e Coutinho i japin tri pikë Barcelonës – Villarreal thyhet në fund

Memphis e Coutinho i japin tri pikë Barcelonës – Villarreal thyhet në fund

Barcelona ka marrë një fitore dramatike në udhëtim kundër Villarrealit.

Skuadra ‘Blaugrana’ ka shënuar fitore me rezultatin 1:3, falë golave të shënuara nga dyshja holandeze, shkruan Periskopi.

Epërsinë Barcës ia dha Fenkie de Jong, me golin e shënuar në minutën e 48′.

Katalanët nuk arritën dot ta ruajnë këtë epërsi dhe bënë një lëshim amatoresk në minutën e 76′, kur u ndëshkuan nga Chukuweze.

Megjithatë, në fund, një holandez ishte përsëri aty, për të bërë heroin. Memphis Depay shfrytëzoi një top të Ter Stegen që u devijua nga mbrojtja e Villarreal dhe me shumë klas dribloi portierin, për të dërguar topin në rrjetë për 1:2 (88′).

Kur mendohej se ndeshja po mbyllej 1:2, Barca fitoi një penallti, të cilën Coutinho në minutën e 90+4′ e konvertoi në gol.

Kjo është fitorja e dytë radhazi për Barcelonën dhe e para për Xavin në udhëtim, si trajner. Katalanët numërojnë tashmë 23 pikë në pozitën e shtatë, kurse Villarreal mbesin me 16 pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: