Meraklitë e temave t’mëdha

Meraklitë e temave t’mëdha

Shkruan: Ismail Tasholli

Kete merak per t’qene protagoniste e kemi te shperfaqun edhe te fenomeni i organizimit te ni loje futbolli neper mahalla. Problemi ma i madh eshte me gjete portjer per loje, sepse, ai se ka rolin kryesor. Rrjedhimisht eshte personazh i nençmum e pa peshe ne “ngjarjen e madhe” dhe duhet me gjete ni “budalle” n’mahalle per kete rol.

Poashtu, e gjejme te obsesioni i seciles familje me shkru ka ni liber (overdoze per koke banori e teritori) jo per t’dhane tregim lokal por, per t’marr pjese direkt ne “tregimin e madh”: se qysh Ismail Qemali pa neve s’kish mujte me shpall Pavaresine.

Edhe te tallavaizimet reduktiviste ne dilemat e llojit a Fadil Hoxha a Shaban Polluzha, edhe te diçka per Mitrovicen e kurgja per ajrin e ndotun, etj etj.

Rrefimin qe pretendon se eshte nje version objektiv dhe universal Lyotard e zhvlefteson tu i dhane perparesi narrativave lokale dhe te vogla.

Sepse, rrefimet e medha dhe universale nuk mund t’i perfaqesojne saktesisht kompleksitetin dhe ndryshueshmerine e realitetit ne te cilin ndodhemi. Tek e fundit, metanarrativat jane edhe dehumanizuese.

Por, deri t’mrrin me na grrith e lane sheja kjo perspektive e Lyotard-it, siç na grrithi me vonese Iluminizmi, Bashkimi Kombetar, Big Brother e Festivali i Kenges, shkon kohe.

Ne mbetemi pa portjera e tu mos e nale doren me shkru libra dhe ende stoikisht ne pozicionet “Universale” me soundtrack te filmit Realiteti “mendesine albanologjike”.

Shpërndaje në: