Mërgimtarët po kthehen, deri në pesë orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Mërgimtarët po kthehen, deri në pesë orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Kolonat e gjata dhe pritjet në pikëkalimet kufitare të Kosovës po vazhdojnë edhe këtë mëngjes.

Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në orën 08:07 të mëngjesit, pritjet për të dal nga Kosova në pikëkalimin kufitar të Mërdares janë pesë deri në pesë orë e gjysmë.

Kurse kolonat në hyrje janë të gjata deri në 100 metra, e në dalje 1700 metra.

Pas Merdares, pritjet janë të gjata për të dal nga pikëkalimi i Dheut të Bardhë, deri në 120 minuta, apo dy orë.

Kujtojmë se ka pasur raste kur pritjet nëpër kufij kanë qenë deri në 10-11 orë, për çka janë ankuar shumë mërgimtarët që vijnë për pushime në Kosovë.

Shpërndaje në: