Merkato 2.0: Klubi bullgar kërkon futbollistë nga Facebooku

Merkato 2.0: Klubi bullgar kërkon futbollistë nga Facebooku

Quajeni merkato në ditët e rrjeteve sociale. Në Bullgari, klubi i Vtora,  Spartak Varna, ekip i divizionit të dytë, është në kërkim të lojtarëve të rinj. Ku? Harrojini hotelet dhe dhomat e fshehta të tregut të transferimeve. Hapni kompjuterin tuaj dhe shkoni në Facebook.

spartak varna screen 2.jpg

Klubi është në kërkim të një mbrojtësi qendror, i cili mund të përshtatet në 3-5-2 të trajnerit Kyriakos Georgiou. Ishte kjo e fundit që së pari publikoi një ofertë pune në Facebook, dhe më pas në Linkedin për ata që dëshirojnë të aplikojnë për të luajtur për Spartak Varna.

spartak verna screen 3.jpg

Propozimi parashikon një periudhë prove për klubin bullgar. Banesa e paguar nga kompania dhe paga mujore që varion midis 400 dhe 500 euro. Shkurt, gjuetia është e hapur, për këdo që dëshiron të aplikojë. Quajeni merkato 2.0.

spartak varna screen 1.jpg

Shpërndaje në: