Merret vendimi, Mbappe mungon vetëm një ndeshje

Merret vendimi, Mbappe mungon vetëm një ndeshje
Është konfirmuar vendimi se sa do të mungojë Kylian Mbappe pas suspendimit të tij.

Mbappe, do të jetë i suspenduar vetëm një ndeshje, në atë kundër Athletic Bilbaos në La Liga.

Flitej se francezi do të suspendohej për 4 ndeshje, përfshirë dhe finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, por kjo gjë u hodh poshtë.

Mbappe, kujtojmë se mori një karton të kuq në ndeshjen ndaj Alavesit, të dielën e shkuar pas një ndërhyrje ndaj ish-lojtarit të Real Madridit, Antonio Blanco.

Kujtojmë se Mbappe këtë sezon ka shënuar 32 gola në 48 paraqitje për “Galaktikët”../Periskopi/

Shpërndaje në: