Merret vendimi për ekipin që u paraqit me 7 lojtarë në fushë dhe u deklasua 20-0

Merret vendimi për ekipin që u paraqit me 7 lojtarë në fushë dhe u deklasua 20-0

Skuadra e cila garon në ligën e tretë italiane, Pro Piacenza është përjashtuar nga garat pas deklasimit 20-0 nga Cuneo. 

Cuneo fitore 20-0, ku 16 golat u shënuan në pjesë e parë, ndërsa në të dytën ata ndalën vrullin, duke shënuar vetëm 4 sosh.

Krejt kjo është arritur pasi ekipi i Pro Piacenzas ka probleme të rënda financiare, çka është e dënuar me -8 pikë në fillim të kampionatit, raporton Periskopi.

https://www.youtube.com/watch?v=GhQVoTZEmpQ

Tre ndeshjet e fundit ata i humbën me rezultat zyrtar, për shkak të borxheve ndaj lojtarëve, ndërsa nëse nuk do paraqiteshin edhe në ndeshjen e fundjavës do largoheshin nga kampionati.

Lega Pro ka marrë vendim që ndeshja të zyrtarizohet me rezultat 3-0 dhe Pro Piacenza të largohet nga tabela e klasifikimit.

Drejtori sportiv i klubit ka folur për vendimin e Federatës Italian dhe ka theksuar se do të konsultohet me presidentin për një apelim të mundshëm. /Periskopi/

Shpërndaje në: