Gjermani: Merzi dështon të sigurojë shumicën për kancelar
Friedrich Merz ka dështuar të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë kancelar i Gjermanisë në votimin e parë në Parlament, përcjell Periskopi.
Ai arriti vetëm 310 vota, ndërkaq i nevojiteshin 316.
Seanca është shtyrë në mënyrë që grupet politike të mund të konsultojnë hapat e ardhshëm.



