Mësohet data se kur do të prezantohet Mane te Bayerni

Mësohet data se kur do të prezantohet Mane te Bayerni

Sadio Mane pritet që të prezantohet si futbollist i Bayern Munichit në javën e ardhshme.

Sipas mediumit gjerman “Kicker”, Bayerni ka vendosur që të prezantojë senegalezin të mërkurën e 22 qershorit në “Allianz Arena”.

Kurse, një ditë më herët, të martën, ish-sulmuesi i Southamptonit pritet që t’iu nënshtrohet testeve mjekësore.

Pastaj, Mane do të nënshkruajë zyrtarisht kontratë e tij tri-vjeçare me kampionët e Bundesligës.

32 milionë euro janë të garantuara që do t’i marrë klubi anglez nga shitja e 30-vjeçarit, kurse mund t’i përfitojë edhe 6 milionë tjera në formë të bonuseve bazuar në paraqitjeve dhe arritjet e lojtarit në “Allianz Arena”.

Shpërndaje në: