Mësojeni përse i mbyllim sytë kur puthemi

Mësojeni përse i mbyllim sytë kur puthemi

Të dy ndjeni shkëndijat që fluturojnë. Kjo ndodh në mënyrë të pavullnetshme, pavarësisht nëse e dëshironi apo jo. Duket e çuditshme, por ekziston një shpjegim perfekt për këtë.

Psikologët e kanë gjetur përfundimisht një përgjigje se përse ne mbyllim sytë ndërsa puthemi. Me pak fjalë, truri nuk mund të përballojë një sërë stimujsh njëherësh, kështu që të fokusohemi tek e puthura, ne thjeshtë mbyllim sytë.

Universiteti i Londrës kreu një studim mbi sensorët e të parit dhe të prekurës dhe gjeti se truri orvatet të përpunojë gjithçka gjatë të puthurës, përtej stimujve vizual. Me fjalë të tjera, ne nuk mund të mbajmë sytë hapur gjatë aktit të puthjes sepse truri ynë nuk mund të përpunojë njëkohësisht stimujt vizual dhe pamorë.

Ky studim u publikua këtë muaj në Journal of Experimental Psychology: Human Perception and Performance, dhe çuditërisht është për t’u theksuar fakti se autorët e studimit dolën në konkluzione pa analizuar asnjë çift  duke u puthur.

Shpërndaje në: