Messi ‘e merr në qafë’ Barcelonën, lëndohet me Argjentinën dhe humb ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Messi ‘e merr në qafë’ Barcelonën, lëndohet me Argjentinën dhe humb ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Lionel Messi nuk e ka përjetuar në mënyrën më të mirë të mundshme rikthimin te Kombëtarja e Argjentinës

Argjentina u mposhtë me rezultat 3-1 nga Venezuela në një ndeshje miqësore, ku Messi u rikthye për të luajtur me Kombëtaren pas 265 ditëve, transmeton Periskopi.

Leo Messi është larguar nga Kombëtarja e Argjentinës pas kësaj ndeshje dhe nuk do të jetë gati për sfidën kundër Marokut shkaku i një lëndimi.

Mediat në Argjentinë raportojnë se ‘Pleshti’ mund ta humb edhe ndeshjen shumë të rëndësishme me Manchester Unitedin në Ligën e Kampionëve. Kjo përballje luhet më 10 prill. /Periskopi/

Shpërndaje në: