Messi i zemëruar nga humbja, Suarez e ndaloi përballjen me referin
Pas fërshëllimës përfundimtare, tensioni në stadium shpërtheu.
Lionel Messi që u nis drejt arbitrit për t’i kërkuar llogari.
Megjithatë, ndërhyrja e menjëhershme e bashkëlojtarit të tij, Luis Suárez, i cili e kapi për dore, e pengoi atë të hynte në dhomën e gjyqtarëve.
Ky episod erdhi pas humbjes së thellë 3:0 të Inter Miami CF ndaj Los Angeles FC në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Major League Soccer.
LAFC dominoi plotësisht përballjen, duke lënë pak hapësirë reagimi për skuadrën nga Miami dhe duke shkaktuar zhgënjim të dukshëm te ylli argjentinas në fund të takimit./Periskopi/



