Messi ka refuzuar kontratën e re të Barcelonës për shkak të këtij futbollisti [Mundo Deportivo]

Messi ka refuzuar kontratën e re të Barcelonës për shkak të këtij futbollisti [Mundo Deportivo]

Barcelona dhe Lionel Messi kanë pasur një kthesë sensacionale në negociatat për kontratën e re.

Zyrtarizimi i marrëveshjes së re pritej të kryhej sonte, por në momentin e fundit gjithçka ka kolapsuar, transmeton Periskopi.

‘Marca’ raporton se gjërat kanë shkuar në një pikë ku nuk ka kthim sa i përket negociatave, dhe Messi nuk do të luajë për Barçën.

Dhe, sipas ‘Mundo Deportivo’, një prej arsyeve që ka ndikuar në këtë kthesë është se Barcelona nuk e transferoi mbrojtësin e Atalantas, Cristian Romero.

Qendërmbrojtësi i Atalantas, ishte kërkesë e veçantë nga Messi që të përforcohet mbrojtja, por nuk u realizua pavarësisht negociatave.

Klubi provoi për disa javë të transferonte Romeron, sa që edhe ofroi 40 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse.

Mirëpo, oferta nuk u pranua dhe tani lojtari është duke udhëtuar në Angli për të kompletuar kalimin te Tottenham.

Kjo ishte ndër arsyet që ka probleme mes Messit dhe Barcelonës, derisa vazhdojnë negociatat që të zgjedhën problemet.

Shpërndaje në: