Messi pasi fitoi titullin e MLS-së: Ëndërrova për këtë ditë
Leo Messi mbrëm fitoi titullin e MLS-së, me skuadrën e Inter Miamit.
Në finalen e play-offit, Inter Miami e mposhti me rezultat 3-1 skuadrën e Vancouver Witecaps.
Pas ndeshjes, Messi tha se që nga fillimi kur ka ardhur në Amerikë, ka ëndërruar për këtë ditë dhe ka falenderuar tifozët, ekipin dhe stafin e Inter Miamit për mbështetjen.
“Jemi kampionë të MLS! Që kur mbërrita në Miami, ëndërrova për këtë ditë. Pak nga pak vazhduam të rriteshim, të përmirësoheshim dhe të ndërtonim diçka të veçantë derisa arritëm në këtë kampionat.
Faleminderit familjes sime dhe të gjithë tifozëve për mbështetjen, të gjithë ekipit, stafit dhe menaxhmentit të Inter Miami për ambicien dhe punën e palodhur që bënë.”, ka deklaruar Messi.
Ai po ashtu falenderoi edhe shokët e tij që nga koha kur ishin bashkë edhe te Barcelona, Jordi Alba e Sergio Busquets, për të cilët mbrëmë ishte ndeshja e fundit në karrierë, pasi kanë vendosur të pensionohen.
”Dhe faleminderit Busi dhe Jordi që u bashkuan me mua në këtë aventurë dhe ndihmuan ta mbyllnim atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjithashtu më bën shumë të lumtur ta ndaj këtë me të gjithë ju.”. u shpreh Messi./Periskopi/



