Messi tregon se kur do të pensionohet nga futbolli

Messi tregon se kur do të pensionohet nga futbolli

Lionel Messi po e shijon futbollin tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasi i fitoi të gjitha që mund të fitohen si kolektivisht ashtu edhe individualisht, tani argjentinasi po luan në ligën MLS.

Ndërsa, së fundmi ka folur edhe për kohën se kur mendon të pensionohet nga futbolli.

“E di që sapo të besoj se nuk mund të performoj më, ose nuk mund të shijoj më lojën, ose nuk mund të ndihmoj bashkëlojtarët e mi, atëherë do të ndalem. Për pensionin tim, nuk ka rëndësi se çfarë moshe jam. Nëse ndihem mirë, do të vazhdoj të luaj”, u shpreh argjentinasi.

Shpërndaje në: