Messi turist në Paris – nuk luan as sonte për PSG

Messi turist në Paris – nuk luan as sonte për PSG

Lionel Messi duket se nuk e ka primare të luajë me fanellën e Paris Saint Germain.

Messi përveç si një brend, deri më tani nuk ka kontribuuar edhe aq shumë në ndeshjet e PSG në Ligue 1.

Argjentinasi është fokusuar krejtësisht te futbolli me kombëtaren, ku këtë grumbullim pati një angazhim mjaft të mirë.

Leo nuk do të jetë aktiv as sonte në Ligue 1, kur PSG përballet me Angers, me fillim nga ora 21:00, përcjell Periskopi.

Për shkak të angazhimeve me kombëtaren, Messi nuk ka arritur të grumbullohet fare në listë.

Më poshtë Periskopi ua përcjell listën e plotë me lojtarët e ftuar nga PSG. /Periskopi/

Shpërndaje në: