Meta – Albin Kurtit: Ngrehe zhag Sali Zybën dhe kthejeni flamurin e Kosovës tek rrethi në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Ish- deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë Facebook, iu ka drejtuar kreut të VV-së Albin Kurtit, duke i thënë se duhet ta marrë kandidatin për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Sali Zybën dhe ta kthejnë flamurin e Kosovës tek rrethi i cili u largua më 27 nëntor të vitit 1013, duke e zëvendësuar me atë kombëtar.

Ky është postimi i plotë i Metës:

Albin Kurti, është mirë që ta marr për dore (mundet edhe zhag!), kandidatin për Deputet, z.Sali Zyba dhe t‘a kthejnë te rrethi Prishtinës me nderime – Flamurin e Kosovës!
Mund t‘a bëjnë edhe bashkë me Shpend Ahmetin… meqë është kohë „rishqyrtimi“, „katarzisi“ dhe „reformimi“ e lirimi nga frika…!

Shpresojë se të tre, nga rrugë e mendësi të ndryshme, tashmë kanë arritë maturimin politik, e jane të besimit se „Shteti Kosovës s‘është krijesë e përkohshme, s‘është krijesë provizore“, ashtu siç pandehin Vuçiq dhe Daçiq!

***
*Arkivi: „Flamuri i Kosovës i vendosur në sheshin “Idriz Seferi”, në hyrje të Prishtinës, ishte larguar mesnatën e 27 nëntorit 2013, duke u zëvendësuar me atë kombëtar.
Për këtë veprim Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte ngritur aktakuzë “për asgjësim, ose dëmtim të pasurisë” ndaj ish-drejtorit të Shpend Ahmeti, i cili ishte arrestuar më 29 shkurt 2016, në vendin e tij të punës në Komunën e Prishtinës“.

 

Shpërndaje në: