Meterologu Rugova paralajmëron kthjellim të motit gjatë ditëve të ardhshme

Meterologu Rugova paralajmëron kthjellim të motit gjatë ditëve të ardhshme

Meteorologu Mendim Rugova, ka folur për reshjet që quan në vërshime anekënd Kosovës.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Rugova tha se nuk ka qenë e parashikuar se do të ketë një sasi aq të madhe të reshjeve, sa të shkaktojnë edhe përmbytje, raporton Klankosova.tv, transmeton Periskopi.

Megjithatë, sipas meteorologut, në javët në vijim shihet të ketë pushim të të reshurave.

“Parashihet mot i qëndrueshëm gjatë ditëve të ardhshme, me rritje të temperaturave duke shkuar në 5 deri 7 gradë Celsius”, tha ai./Periskopi/

Shpërndaje në: