Miftaraj, pasi VV-ja nuk pranoi vendimet e gjykatës: Deklarata të tilla dëmtojnë gjyqësorin dhe vetting-un

Miftaraj, pasi VV-ja nuk pranoi vendimet e gjykatës: Deklarata të tilla dëmtojnë gjyqësorin dhe vetting-un

Ehat Miftaraj nga IKD-ja ka thënë se komentimi i vendimeve të gjyqësorit është ndërhyrje në pavarësinë e tij. Ai këto komente i ka bërë pas deklaratave të anëtarëve të LVV-së, të cilët kundërshtuan vendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit. Kjo e fundit, dënoi me nga tri vite burg Islam Thaqin, ish-drejtor i Inspektoratit të Prizrenit dhe deputeten e VV-së, Jetmire Vrenezi.

Miftaraj këto komente i ka bërë në ‘Facebook’, duke shtuar se deklaratat politike ndikojnë negativisht në vetting-un e kërkuar nga partia në pushtet.

“Padyshim se Vettingu ska alternative, por se me deklarata te tilla politike, partia ne pushtet nuk i ndihmon fare kerkeses popullore dhe nevojes per Vetting ne sistemin gjyqesor dhe prokurorial, perkundrazi po e demton ate rende”, ka shkruar ai.

“Komentimi i vendimeve gjyqesore (te drejta, te padrejta, te bazuara, te pabazuara) nga ana e partive politike eshte nderhyrje e drejteperdrejte ne pavaresine e sistemit gjyqesor”, ka thënë ndër të tjera Miftaraj.

“Komisioni Evropian permes raportit te progresit jo rastesisht i potencon cdo vit si probleme serioze politizimin dhe nderhyrjet e politikes ne sistemin gjyqesor ne Kosove”.

Shpërndaje në: