Miftaraj për përplasjen në deklarata Kurti- Rama: Diskursi duhet të ndryshojë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë ceremonisë së vendosjes së gurthemelit për një çerdhe në Bardhosh të Prishtinës, të hënën, janë përplasur me deklarata. Derisa Rama i bëri thirrje publike Kurtit që të zhbllokojë buxhetin e Komunës, duke përmendur projektet e mëdha, Kurti i tha se pas vjeshtës ai duhet të gjejë një punë tjetër, përcjell Periskopi.
Sipas Miftarajt, ky diskurs publik tanimë është se kush e mund kënd me fjalë dhe kush po e ofendon kënd më shumë, e që thotë se kjo është më shumë për egon e pjesës së qytetarëve që duan të shohin këtë “reality-shou”, por që nuk zgjidh problemet e qytetarëve.
“Kryetari i Komunës në mënyrë legjitime dhe shumë profesionale e moderne i kërkoi kryeministrit debat dhe bashkëpunim për projekte që janë me interes për qyetarët e Kosovës e kryeqytetin e Republikës së Kosovës, e ku kryeministri i tha gjejë një punë të re pas 12 tetorit sepse nuk do të jesh më kryetar komune”, tha Miftaraj. /BetimipërDrejtësi



