Miftaraj për super-këshilltarin me 7500 euro rrogë: Marre

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit Kosovar për Drejtësi, ka reaguar pas lajmit ekskluziv të publikuar në Periskopi, lidhur me këshilltarin e angazhuar nga Ministria e Jashtme me pagë mujore prej 7500 euro.
Ai shkruan:
Misioni diplomatik i Republikës së Kosovës nxitë dhe fuqizon zhvillimin e marrëdhënieve politike, ekonomike, kulturore, arsimore,
shkencore, teknologjike, të informacionit, diplomatike-konsullore dhe në çdo fushë tjetër ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit pranues ose organizatës ndërkombëtare, në një frymë miqësore e bashkëpunimi.
Kosova ka ambasada ne Belgjike dhe Holande.
Nese lajmi i publikuar ne Periskopi eshte i sakte, secili nga ne duhet te pyesim pse duhet me pagu nje konsulent 90 mije Euro ne vit per me promovu dicka qe eshte e pershkruar ne detyrat dhe pergjegjesite e Ambasades?
Pergjigjen e dine vetem Donike Gervalla dhe qeveria Kurti.
Qeverisja Pronto brina ska. Apo Kurti dhe qeveria e tij aq shume e ka ul papunesine ne Kosove, sa ka fillu me ul papunesine edhe ne Spanje e shtete te Beneluksit.
MARRE!