Miftaraj thumbon Kryeministrin që u pajtua për marrëveshjen me Serbinë që dikur e kundërshtonte

Miftaraj thumbon Kryeministrin që u pajtua për marrëveshjen me Serbinë që dikur e kundërshtonte

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), duke komentuar marrëveshjen për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë, ka theksuar se tash edhe “energjia hynë në sovranitetin e Republikës”.

Megjithatë, ai e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për ndryshim qëndrimesh për sa i përket marrëveshjes për energjinë.

“Real politika këtë e ka, politikani dje ka mendim tjetër, sot nënshkruan marrëveshje që deri dje e konsideronte të dëmshme dhe e kundërshtonte fuqishëm. Kurrë nuk është vonë me reflektu”, ka shkruar ai.

Pos tjerash Miftaraj ka shkruar në Facebook se “Elektro SEVER(veri) e jo Elektro server! Server dhe Veriu, janë dy fjalë të ndryshme”.

Të martën në Bruksel është arritur marrëveshja për energjinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përmbajtja e marrëveshjes i jep autorizim kompanisë “Elektrosever”që të shpërndajë faturat e energjisë elektrike te serbët në Veriun e Kosovës. Kjo kompani do të licencohet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE).

Shpërndaje në: