Mihajlovic po lufton me jetën, por nuk harron t’i provokojë shqiptarët

Mihajlovic po lufton me jetën, por nuk harron t’i provokojë shqiptarët

Sinisha Mihajloviç po kalon një nga momentet më të vështira në jetë. Ai po lufton me leukeminë dhe dje ka përfunduar ciklin e tretë të kurimit. Mjekët thonë se trajneri serb i Bolonjës ka dhënë sinjale të mira dhe se ai mund t’ia dalë ta fitojë betejën më të rëndësishme të jetës. 

Serbi dje, pasi ka dalë nga spitali, 50-vjeçari nuk ka harruar të bëjë gjestin me tre gishta të çetnikëve serbë. Çetnik është term që vjen nga forcat serbe në Luftën e Parë Botërore nën komandën e Kosta Pećanac-it dhe nga forcat serbe në Luftën e Dytë Botërore nën komandën e Drazha Mihajlloviç-it. Por ky term, tanimë përçmues, përdoret për të identifikuar serbët nacionalistë të linjës së ashpër dhe disa forca paramilitare të udhëhequra nga krimineli famëkeq, Arkan.

Në rininë e tij ai është shquar për deklarata të forta nacionalistë, madje kur luante me Lacion u kërkoi tifozëve të vendosnin një banderolë në stadium në nder të Arkanit, pak ditë pasi ai u vra. Kujtojmë që Mihajloviç pati një përplasje fizike me Igli taren kur luante me Interin dhe kapiteni i Shqipërisë ishte pjesë e Lacios.

PANORAMASPORT.AL

Shpërndaje në: