Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet Fitër Bajrami në Tiranë

Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet Fitër Bajrami në Tiranë

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë në Shqipëri kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islam.

Në kryeqytet, qindra e mijëra qytetarë iu drejtuan që në orët e para të mëngjesit Sheshit “Skënderbej”, ku u organizua ceremonia qendrore e faljes nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Programi nisi rreth orës 06:45 me leximin e ajeteve nga Kurani dhe ligjëratën përkatëse, ndërsa më pas besimtarët kryen faljen e Bajramit. Ndërkohë, vizitat tradicionale në selinë e KMSH-së janë parashikuar të zhvillohen në intervalin 09:00–12:00, raporton euronews.al, transmeton Periskopi.

Në mesazhin e tij për këtë ditë, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, theksoi rëndësinë e solidaritetit dhe kujdesit ndaj shtresave në nevojë, duke e cilësuar këtë festë si një moment reflektimi dhe bashkimi. Ai ndau gjithashtu një apel për paqe, duke kujtuar situatat e vështira në zonat e konflikteve dhe vuajtjet e familjeve që përballen me pasojat e luftës.

Fitër Bajrami shënon përmbylljen e agjërimit njëmujor dhe lidhet ngushtë me aktin e bamirësisë. Para festës, besimtarët japin lëmoshë për të ndihmuar familjet në nevojë, me qëllim që gëzimi i kësaj dite të ndahet nga të gjithë. Kjo festë, e sanksionuar në traditën islame, vjen si shpërblim shpirtëror pas sakrificës së Ramazanit, njësoj si Kurban Bajrami që festohet më vonë gjatë vitit.

Një nga elementët qendrorë të kësaj dite është falja e namazit të Bajramit, një ritual i veçantë që kryhet në orët e para të mëngjesit dhe që dallon nga faljet e zakonshme për nga forma dhe përmbajtja e tij./Periskopi/

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Ambasadori gjerman: Zbatimi i ligjit në gjithë Kosovën pa penguar jetën e qytetarëve, kyç për dialogun dhe rrugën drejt BE-së

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, foli për një nga temat…

60 aksidente trafiku brenda 24 orëve, dy prej tyre me fatalitet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke…

Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit

Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) kanë njoftuar të premten se sulmet SHBA-Izrael kanë…

SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian – Shqipëria mes vendeve të shënjestruara

Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë ndërmarrë një operacion të rëndësishëm kundër infrastrukturës kibernetike të…

Kërcënon familjarët dhe kapet me armë në veturë, arrestohet gjilanasi

Një person është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se ka kanosur anëtarët e familjes së…

Horoskopi sot

Dashi Jeta juaj në çift do hyjë në një fazë edhe më të bukur gjatë…

Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, ndalohet shtetasi i Serbisë

Një shtetas i Serbisë është ndaluar të enjten në fshatin Qirkoviq të Leposaviqit, pasi dyshohet…

“Evropa në rrezik bërthamor nga Irani”, alarmon ish-këshilltari i sigurisë i Trumpit

“Qëndrimi i Evropës ndaj luftës në Iran rrezikon që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të…