Mike Tyson kishte paguar fansin 6.8 milionë euro, pasi ia theu nofullën sepse insistoi shumë për një autograf

Mike Tyson kishte paguar fansin 6.8 milionë euro, pasi ia theu nofullën sepse insistoi shumë për një autograf

Mike Tyson ka thënë në podcastin e tij, ‘Hotboxin’ se ai një herë kishte paguar një fans 6.8 milionë euro, pasi ia theu nofullën sepse ai nuk ndalej së kërkuari një autograf.

”Unë isha ai njeri, godisja njerëz sepse insistonin shumë në autografe,” tha Tyson fillimisht, transmeton Periskopi.

”Unë i nokautoja ose ua theja nofullën.

”Fillova të nënshkruaja ceke, dhe kjo ma theu zemrën.

”Ata po fitonin nga 6.8 milionë euro. Unë as që i njihja këta – kush ishin ata?” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: