Mikel: Mund të largohem në janar

Mikel: Mund të largohem në janar

Mesfushori i Chelseat, John Obi Mikel nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Stamford Bridge në afatin kalimtar të janarit.

Nigeriani ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij me të kaltërit e Londrës, ndërsa rinovimi i saj ende nuk duket në horizont.

“Unë kam një vit të mbetur në kontratën time. Kur iu mbetet vetëm edhe një vit kontratë, atëherë ju planifikoni dhe mendoni se çka do të ndodhë në fund të sezonit”, tha Mikel.

“Në janar ju keni të drejtë të bisedoni me klubet tjera ose të nënshkruani ndonjë parakontratë me ndonjë klub”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: