Miku i Pacollit takon Blinkenin, Vuçiq: Kenisë po i bëhet presion për njohje

Miku i Pacollit takon Blinkenin, Vuçiq: Kenisë po i bëhet presion për njohje

Presidenti i Kenisë, William Ruto, ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Nju Jork ku po i zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Blinken ka thënë se me të ka folur për forcimin e partneritetit strategjik.

Por, presidenti serb Aleksandar Vuçiq i cili ndodhet në Nju Jork, ku po e lufton Kosovën aq sa po mundet sidomos për njohje, ka thënë se Kenisë po i bëhet presion sikurse edhe Vietnamit për të njohur Kosovën.

Ruto është mik biznesmenit dhe liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli ,i cili javën që shkoi ishte në Keni për të marrë pjesë në inaugurimin e tij si President. Ruto ka vizituar Kosovën, madje ka qëndruar për homazhe edhe në Prekaz.

Së fundi, Pacolli mori pjesë në inaugurimin e Rutos si presidenti i ri dhe ishte pjesë në ceremoninë që u zhvillua në një stadium futbolli.

Pas inaugurimit të tij si President, Pacolli ishte në zyrat e tij për drekë. Bashkëpunëtorët e Pacollit publikuan fotografi të tij duke drekuar me shefin e ri të Kenisë.

 

 

Shpërndaje në: