Milaim Zeka: Nga Prishtina në Gjykatën Speciale kanë dorëzuar listën me 40 emra

Milaim Zeka: Nga Prishtina në Gjykatën Speciale kanë dorëzuar listën me 40 emra

Zekaj ka shkruar se dëmi nga këto deklarata, për Ramushin mundë të jetë aq i madh sa pak kush mund ta imagjinojë.

Ja postimi i tij i plotë:

Ramush Haradinaj mundet me qene objekt i Gjykates Speciale?!Kercenimet e fundit per nje lufte ne Kosove, nese Ramush Haradinaj do te ekstradohet ne Serbi, kane qene aq te pamatura, dhe aq te demshme per liderin e AAK-se, sa pak kush mund ta imagjinoje.

Dy dite pas ndalimit ne France, pata shkruar, qe Ramushi do te qendroje atje, te pakten per 3-4 muaj. Kete informacion e kisha marre nga njerez te besueshem nderkombetar, e jo qe isha ndonje i “dijshem” si puna e Burdushit, ose zonjes Meri.

Qe prej ndalimit te Ramushit ne France, kane ndodhur shume ngjarje e zhvillime dramatike, te cilat jane sjelle ne dy tabela qitese: tabela e pare ka qene Serbia, ku ne kete tabele kane gjuajtur me se shumti kundershtaret e Ramushit, jo pse ju ka interesuar per te, por vetem per te fituar poena politike, tani ne fushaten elektorale qe ka filluar.

Grupi i pare, per mrekulli eshte bashkuar me grupin e dyte te naiveve politik, te cilet kane gjuajtur ne dy tabela: ate te Serbise, dhe bashkesise nderkombetare!Grupi i pare eshte treguar shume i mençur, dhe per mrekulli ka shfrytezuar rastin e Ramushit per veten e tyre. Ky grup ka kercenuar publikisht Serbine, per çeshtje votash, po edhe ne menyre anonime kane kercenuar prokurorine dhe gjykaten e Colmarit se “do ua presin kokat edhe familjareve te tyre, nese Ramushin e kthejne ne Serbi”!

Imagjinoni sikur gazetaret francez te frigoheshin nga vrasja e kolegeve te tyre, e mos te flasim per prokuror e gjykates?!!!Jam i bindur qe grupi i pare, e ka dezinformuar grupin rreth Ramushit, duke i thene se “kercenimet e ndihmojne ate”, pasiqe ky grup, pra grupi i pare, i filluan kercenimet jo per mbrojtjen e Ramushit, por per mbrojtjen e vetes se tyre para Gjykates Speciale.

Krejt kjo loje filloi me keqeperdorimin e veteraneve te luftes, duke i futur ata ne akte te turpshme, siç ishte okupimi i Kuvendit te Kosoves. Nga krere te larte te shtetit, ishin ftuar perfaqesues te familjeve qe kane humbur shume anetar gjate luftes, qe te radhiteshin ne grupin e kundershtareve te Gjykates.Tani kemi ardhur ne nje situate teper te rende per Ramushin, i cili realisht, asnjehere nuk eshte rrezikuar nga ekstradimi ne Serbi. Kur pata shkruar qe Ramushi mund t’i dorezohej nje Gjykate nderkombetare ne Bruksel, te “dijeshmit rreth Ramushit”, nuk e moren seriozisht kete informacion, sepse nuk kishin kohe ta lexonin, ngaqe duhej te fotografoheshin me Ramushin, duhej t i shtrengonin duart me te per fb, e t’i thoshin: “Lirimi yt eshte vetem çeshtje kohe”!!!Tani qe kemi ardhur ne nje moment delikat, ku Gjykata Speciale mund te jete i kyçur ne kete rast, a thu çka do t’i thone Ramushit?!

Po ai grupi i pare nga Prishtina, qe kane dorezuar ne Gjykate nje liste me 40 emra, perfshi edhe emrin e Ramushit, dhe deshmi kunder tij, a thu çka do te deklarojne publikisht?!!!Kisha pas qef me dite, per ate linjen telefonike ne mes Thaçit dhe Vuçiqit, a eshte bere ndonje bisede rreth Ramushit, sepse rendi e ka dashte qe te flitet per kete teme, jo per trena!!!

Kaq kesaj radhe..

Shpërndaje në: