Milan Radojiçiq lirohet nga paraburgimi

Milan Radojiçiq lirohet nga paraburgimi

Milan Radoiçiq, i dyshuar për konfliktin e armatosur në Banjska, është liruar nga paraburgimi, raporton nova.rs., përcjell Periskopi.

Gjykata e Lartë në Beograd, ka refuzuar propozimin e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit të Milan Radojiciqit.

Njëkohësisht, siç raporton nova.rs, të pandehurit M.R, i është caktuar masa e ndalimit të largimit nga vendbanimi, e cila i ka ndaluar të largohet nga territori i Serbisë pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në territorin e Kosovës.

“Gjithashtu, të pandehurit M.R i është konfiskuar përkohësisht dokumenti i udhëtimit, përkatësisht pasaporta e Republikës së Serbisë, dhe i pandehuri është paralajmëruar se mund t’i shqiptohet paraburgimi nëse i shkel ndalesat dhe detyrimet. I pandehuri MR akuzohet për vepra penale e prodhimit, posedimit, mbajtjes dhe trafikimit të paautorizuar të armëve dhe lëndëve shpërthyese nga neni 348, paragrafët 4 dhe 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal lidhur me veprën penale të pjesëmarrjes në grup që kryen vepër penale nga Neni 349 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal dhe veprën penale Vepra penale kundër sigurisë së përgjithshme nga neni 288 paragrafi 2 në lidhje me nenin 278 paragrafi 1 të Kodit penal.Kundër vendimit në fjalë lejohet ankesë ndaj jo – Trupi gjykues penal i Gjykatës së Lartë në Beograd, në afat prej tri ditësh nga marrja e vendimit”, përfundon komunikata e dërguar për media.

Milan Radoiçiq është dërguar dje në paraburgim dhe fillimisht është ndaluar për 48 orë. /Periskopi/

Shpërndaje në: