Milani, klubi i zemrës i Ibrës

Milani, klubi i zemrës i Ibrës

Agjenti i Zlatan Ibrahimovic, Mino Raiola thotë se klubi i zemrës së klientit të tij është Milani.

Raiola u shpreh i lumtur me kalimin e Paul Pogba dhe Ibrahimovic te Manchester United.

“Unë jam i lumtur që Zlatan Ibrahimovic dhe Paul Pogba kaluan te Manchester United”, deklaroi Raiola.

“Ata janë të uritur për fitore dhe kanë një projekt fitues në Manchester United. Italia nuk mund ta përballojë Ibrahimovic. Milani është klubi i tij i zemrës, por e ardhmja e tij ishte në një rrugë të ndryshme”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: