Milani në pritje të Aubameyang?

Milani në pritje të Aubameyang?

Milani raportohet se është në pritje të mbylljes së afatit kalimtar në Kinë për të joshur yllin e Dortmundit, Pierre Emerick Aubameyang.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Nikola Kalinic nuk është synimi i vetëm i Milanit teksa ata po punojnë edhe për një tjetër sulmues.

Rossonerët thuhet se kanë kontaktuar me Aubameyang për një kontratë prej 7.5 milionë eurosh në sezon.

Sidoqoftë, klubet kineze kanë bërë disa transferime të mëdha dhe konsiderohen të rrezikshëm dhe po i mbajnë lart çmimet e lojtarëve, andaj Milani po pret mbylljen e afatit kalimtar në Kinë më vonë gjatë këtij muaji.

Milani nuk dëshiron të paguaj më shumë se 20 milionë euro për Kalinicin i cili vlerësohet 30 milionë nga Fiorentina.

Shpërndaje në: