Milani vazhdon me formën brilante, shpartallon Spartën e Pragës në ‘San Siro’

Milani vazhdon me formën brilante, shpartallon Spartën e Pragës në ‘San Siro’

Milani ka vazhduar me paraqitje impresive edhe në Europa League, teksa e ka mposhtur Spargën e Pragës me rezultat komod 3-0.

‘Rossonerët’ ishin superiorë që nga fillimi dhe fillimisht kaluan në epërsi në minutën e 24-t, përmes një goli të shënuar nga Brahim Diaz, shkruan Periskopi.

Zlatan Ibrahimovic, i cili asistoi për golin e Diaz, pati mundësi të artë të dyfishonte epërsinë në minutën e 36-të, por dështoi nga penalltia.

Mirëpo, gabimin e Ibras e përmirësoi Rafael Leao, i cili shënoi për 2-0 në minutën e 57-të, teksa goditjen përfundimtare Spartës së Pragës ia dha Diogo Dalot në minutën e 67-të.

Kështu, Milani kryeson në Grupin H me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: