Miliarderë për pak minuta/ Kompania koreano-jugore e kriptomonedhave u shpërndan gabimisht përdoruesve 40 miliardë dollarë në bitcoin

Miliarderë për pak minuta/ Kompania koreano-jugore e kriptomonedhave u shpërndan gabimisht përdoruesve 40 miliardë dollarë në bitcoin

Një bursë koreano-jugore e kriptomonedhave u shpërndau gabimisht klientëve më shumë se 40 miliardë dollarë (rreth 32 miliardë paund) në bitcoin, duke i bërë për pak çaste milionerë.

Kompania kishte planifikuar t’u jepte përdoruesve një shpërblim simbolik prej 2.000 ëonësh (rreth 1,37 dollarë), por të premten, për shkak të një gabimi teknik, u transferuan 2.000 bitcoin për secilin klient.

Platforma Bithumb kërkoi ndjesë për incidentin, duke theksuar se gabimi u konstatua shpejt dhe se pothuajse të gjitha monedhat e shpërndara gabimisht u rikuperuan.

Sipas njoftimit zyrtar, tregtimi dhe tërheqjet e fondeve për 695 klientët e prekur u bllokuan brenda 35 minutash nga momenti i defektit teknik.

Kompania më pas njoftoi se kishte rikuperuar 99,7% të 620 mijë bitcoinëve që u dërguan gabimisht.

“Dëshirojmë ta bëjmë të qartë se ky incident nuk ka asnjë lidhje me sulme të jashtme apo shkelje të sigurisë dhe se nuk ka asnjë problem me sigurinë e sistemit apo me menaxhimin e aseteve të klientëve,” deklaroi Bithumb në një njoftim të premten.

Në një mbledhje emergjente të mbajtur të shtunën (7 shkurt, autoriteti financiar rregullator i Koresë së Jugut bëri të ditur se do ta hetojë incidentin. Çdo shenjë e aktivitetit të paligjshëm do të çojë në hetime formale nga Shërbimi i Mbikëqyrjes Financiare (FSS).

Bithumb u zotua se do të bashkëpunojë plotësisht me rregullatorët. “Do ta marrim këtë incident si një mësim dhe do t’i japim përparësi ‘besimit dhe qetësisë së klientëve’, përpara rritjes së jashtme,” tha drejtori ekzekutiv Lee Jae-ëon.

Kompania planifikon të paguajë 20.000 ëonë (rreth 13,66 dollarë) si kompensim për të gjithë klientët që po përdornin platformën në momentin e incidentit, si dhe të heqë tarifat e tregtimit, ndër masa të tjera.

Bithumb njoftoi gjithashtu se do të përmirësojë sistemet e verifikimit dhe do të përdorë inteligjencën artificiale për të zbuluar transaksione anormale.

Ky incident pritet të nxisë debate mbi nevojën për kontrolle më të rrepta rregullatore në sektorin financiar.

Në prill të vitit 2024, banka amerikane Citigroup kreditoi gabimisht 81 trilionë dollarë, në vend të 280 dollarëve, në llogarinë e një klienti. Dy punonjës nuk e vunë re gabimin përpara përpunimit të transaksionit, por banka e anuloi atë brenda pak orësh, pasi një punonjës i tretë e zbuloi gabimin, raportoi Financial Times./Reuters/ Periskopi/

Shpërndaje në: