Milioneri ofron para për të zbuluar babain e vërtetë të fëmijëve të tij

Milioneri ofron para për të zbuluar babain e vërtetë të fëmijëve të tij

Bashkëthemeluesi i kompanisë së suksesshme, MoneySupermarket.com, ofron 5 mijë paund për të gjetur identitetin e vërtetë të babait biologjik të tre djemve të tij, pasi zbulimit të vërtetës. Ai thotë se do të shkruajë një libër rreth rastit.

Richard Mason, 55 vjeç, të cilit mjekët i thanë se ishte steril në vitin 2016, beson se fëmijët kanë ardhur në jetë pas tradhtisë së ish-gruas së tij, Kate, ndërsa pranoi se kishte menduar vetëvrasjen pasi mjekët e bindën se nuk mund të bënte fëmijë.

Ai bëri zbulimin tronditës kur u diagnostikua me fibrozë cistike dhe i tha se gjendja gjenetike nënkuptonte se nuk mund të kishte fëmijë, sepse shumica e njerëzve me këtë sëmundje nuk kanë kanal për spermën.

“Ju po më jepni diagnozë të gabuar sepse kam tre djem”, u tha Mason mjekëve.

Pas mohimeve fillestare, ish-bashkëshortja, Kate, pranoi një marrëdhënie me një koleg gjatë martesës së tyre 20 vjeçare, por refuzoi faktin se fëmijët i kishte bërë me të, pasi kishte përdorur gjithmonë kontraceptiv.

Më i madhi prej djemve, 23 vjeç është biznesmen i suksesshëm, ndërsa dy binjakët 19 vjeçar, janë në universitet.

Shpërndaje në: