Mimoza Kusari- Lila thotë se Haradinaj do të digjet nga PDK
Kryetarja e ‘Alternativës’, Mimoza Kusari- Lila e ka paralajmëruar kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj se do të digjet më koalicionin me PDK.
Kusari-Lila, e cila se fundi dorëzoi pozitën e kryetares se Gjakovës ka thënë se është i vështire bashkëpunimi me PDK.
Ajo ka thënë se është larguar me kohë nga bashkëpunimi me këtë subjekt.
“Kam bashkëpunuar me PDK-në në qeveri. Nuk jam pajtuar për disa çështje me kryeministrin e atëhershëm Thaçi”, ka thënë Lila në RTK transmeton ‘Indeksonline’.
Ajo thotë se PAN nuk i ka numrat. Sipas saj, është për të ardhur keq individualizimi i gjërave.
“Viti 2014 ka qenë vit i rëndë. Ai vit nuk duhet të përsëritet. Ne nuk duhet të preokupohemi me akomodimin e disa personave”, ka shtuar ajo.
Në këtë intervistë ajo ka folur edhe për funksionalizimin e Gjykatës Speciale. Sipas saj, Specilja do ta rendoj jetën në Kosovë.



