Ministri grek njofton takimin me Osmanin, por kujdeset të mos e shfaqë flamurin e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Pavarësisht avancimit të raporteve mes Greqisë dhe Kosovës, shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias, në njoftimin për takimin me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zgjedhur të mos e shfaqë flamurin e Kosovës në profilin e tij zyrtar në Twitter.

Një fotografi shihet që është prerë dhe dy tjera janë realizuar në atë kuadër ku nuk shihet fare flamuri i Kosovës.

Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian (BE), që nuk e ka njohur Kosovën. Por Athina ka treguar konstruktivitet në raport me Kosovën. Gjatë vizitës në Kosovë,

Dendias pos me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

“Kryediplomati grek të enjten ka treguar edhe për takimin që ka pasur me Kurtin, ku pos perspektivën evropiane dhe dialogut Kosovë-Serbi, temë diskutimi ka qenë edhe energjia.