Ministri i Shëndetësisë kthehet në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë kthehet në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është kthyer dje në Kosovë.

Lajmin e kanë bërë të ditur për Express zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ata kanë thënë se ministri Latifi është duke i kryer punët e tij si ministër.

“Ministri është kthyer dje në Kosovë dhe po i kryen punët e tij si ministër i Shëndetësisë”, kanë thënë nga kjo ministri.

Ndërsa, të pyetur se a do të mund të menaxhohet gjendja me pandeminë nëse ministri i Shëndetësisë qëndron jashtë vendit, nga kjo ministri nuk janë prononcuar.

Kujtojmë që së fundmi është rritur numri i rasteve të infektuara me COVID-19 në Kosovë.

Vetëm sot vendi ka regjistruar 108 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Shpërndaje në: