Ministria e Jashtme, me “ministër në detyrë”

Ministria e Jashtme, me “ministër në detyrë”

Petrit Selimi ka funksionin formal të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, shkruan sot Koha Ditore.

Por, pak kohë pasi ish-shefi i tij, Hashim Thaçi, është zgjedhur president shteti, është autorizuar nga kryeministri Isa Mustafa që të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e ministrit.

Menjëherë pas kësaj, në llogarinë e tij në Twitter, Selimi ka përditësuar të dhënat për punën që kryen. E ka shkruar “Acting Minister @MFAKosovo”, e që ka kuptimin e ministrit në detyrë, në MPJ-në e Kosovës.

Edhe në një ligjëratë të aranzhuar në Institutin Evropian LSE, prezantohet si ushtrues detyre i ministrit./Koha/

Shpërndaje në: