Ministrja e Kurtit paralajmëron rritje të çmimit të energjisë elektrike

Ministrja e Kurtit paralajmëron rritje të çmimit të energjisë elektrike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se kriza energjetike në Evropë pritet të ketë ndikim edhe në Kosovë.

Rizvanolli duke folur në një intervistë për Telegrafin, ka shtuar se qytetarët duhet të përgatiten për një rritje eventuale të çmimeve.

Sipas ministres Rizvanolli, me ardhjen e sezonit të dimrit, qytetarët e Kosovës duhet të përgatiten për rritje eventuale të çmimeve.

“Tregu në Kosovë është i rregulluar dhe çmimi i energjisë elektrike për konsumatorë është i rregulluar. Megjithatë, qytetarët duhet të janë të përgatitur për probleme eventuale të sezonit së dimrit kur kërkesa dhe çmimet rriten”, ka përfunduar ajo.

Shpërndaje në: