Ministrja e Malit të Zi: Në maj do të votojmë pro Kosovës për anëtarësim në KiE

Ministrja e Malit të Zi: Në maj do të votojmë pro Kosovës për anëtarësim në KiE

Ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq, gjatë vizitës së saj në Kosovës ka thënë se Mali i Zi nuk është kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Ajo tha se Mali i Zi në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Ministror në maj, do të votoj pro Kosovës që të anëtarësohet në KiE.

Vota kundër e një deputeteje herën e kaluar sipas saj nuk e shpreh qëndrimin e Qeverisë së Malit të Zi, por vetëm të partisë që ajo përfaqëson.

Ajo theksoi se Mali i Zi është pro anëtarësimit të Kosovës dhe vota kundër ka qenë vetëm qëndrim i partisë së një deputeteje dhe jo më shumë.

“Votimi i disa deputetëve nuk d.m.th. që përfaqëson qëndrimin e Malit të Zi, ajo si përfaqësuese e subjektit politik e ka nxjerrë qëndrimin e partisë së saj. Duhet të përkujtoj Qeveria është me karakter heterogjen, pavarësisht të drejtave të subjektit politik që jep qëndrimin e vet, shumica parlamentare kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni dhe janë obliguar në disa të drejta. E kuptoj përkrahjen e Kosovës në pavarësinë dhe çështjet të tjera… Dua të them se Mali i Zi në Këshillin ministror në maj do ta përkrah Kosovën për anëtarësim, pa dyshim do t’ia japim përkrhajen Kosovës”, tha ajo.

Martin Berishaj tash e katër orë po vazhdon intervsitimin në Prokurorinë Speciale

 

Shpërndaje në: