Mirena: Nëse privilegjohet Albin Kurti, çohet dikush atje prej burgut dhe kërkon të kandidojë

Mirena: Nëse privilegjohet Albin Kurti, çohet dikush atje prej burgut  dhe kërkon të kandidojë

Analisti Ilir Mirena sonte në Debat Plus ka thënë se duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që njerëzit me vepra penale nuk mund të kandidojnë për deputet të Kuvendit të Kosovës, transmeton Periskopi.

Ai bën një krahasim që në rast se i lejohet kandidimi Albin Kurtit, atëherë krijohen pabarazi për rastet e tjera.

‘’Është mirë mos me u kontestu vendimi. A ta shkatërrojmë edhe qet institucion tash? Nëse e privilegjojmë Albin Kurtin të kandidaojë, cohet edhe atje dikush prej burgut të Dubravës dhe thotë se edhe unë dua të kandidoj për Kuvend të Kosovës’’, ka thënë Mirena.

‘’Njerëzit me vepra penale nuk mund të kandidojnë’’, shton aiPERISKOPI/

Shpërndaje në: