Misioni për pajtimin me Lladrovcin, Lushtaku reagon pas takimit me Ali Ahmetin
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka shkruar për takimin me Ali Ahmetin, raporton Periskopi.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se e vlerëson angazhimin e Ahmetit për t’iu shërbyer shqiptarëve në të gjitha trojet.
Ndryshe, Periskopi ka raportuar sot se vizita e Ali Ahmeti në Drenas dhe Skenderaj është me mision, për t’i pajtuar Ramiz Lladrovcin dhe Sami Lushtakun.
Njoftimi i plotë:
Bashkë me miq e bashkëluftëtarë, mirëpritëm në Skenderaj, kryetarin e BDI-së, mikun tonë, Ali Ahmeti.
Faleminderit për vizitën e veçantë me urime të përzemërta për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
E vlerësojmë lartë punën dhe angazhimin e z. Ahmeti në shërbim të shqiptarëve jo vetëm në Maqedoninë Veriore por në të gjitha shtetet e trojet tona.
Ali Ahmeti ‘pleqnar’ për pajtimin e Ramiz Lladrovcit me Sami Lushtakun



