Misioni vëzhgues i BE-së: Shqetësime për pavarësinë e RTK-së, pretendoi se disa media në Kosovë financohen nga Serbia
Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve ka publikuar raportin për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 9 shkurt në Kosovë.
Në këtë raport, në pjesën ku flitet për transmetuesin publik përmendet se RTK është përballur me sfida politike e operative përfshirë shqetësimet mbi pavarësinë e tij pas sulmit ndaj Periskopit, ku pretendonte se medium financohet nga Serbia.
Raporti thekson se kjo çoi në dorëheqjen e udhëheqësve të këtij medium.
“Transmetuesi publik, RTK, është përballur me sfida politike dhe operative, përfshirë shqetësimet për pavarësinë e tij në vitin 2023 dhe një polemikë të vitit 2024 në lidhje me publikimin e një artikulli që pretendonte se disa media në gjuhën shqipe në Kosovë po financoheshin nga Serbia, gjë që çoi në dorëheqjen e udhëheqësve.” thuhet në raport.




