Mister se si kosovari që iu bashkua ISIS-it u pajis me letërnjoftim gjatë kohës sa luftonte në Siri

Mister se si kosovari që iu bashkua ISIS-it u pajis me letërnjoftim gjatë kohës sa luftonte në Siri

Për lëshimin e këtij letërnjoftimi askush nga MPB, Gjykata, Policia dhe institucionet tjera relevante nuk dëshiron të flasë edhe pse janë kontaktuar nga gazeta infojeta.net.

Por, kush është personi që ka marrë këtë letërnjoftim?

“Letërnjoftim me numër 1231470898 i lëshuar me datë 13.12.2013, i takon personit me emrin Salahudin Ejub, i lindur më 01.07. 1993, në fshatin Tushil të Skenderajt”, kanë thënë burime të gaztës infojeta.net.

“Letërnjoftimi është në emrin e Salahudin Ejub, ka datën e lindjes 01.07.1993, është data e lindjes e njëjtë me personin Valon (Shaban) Musliu, i lindur më 01.07.1993 në fshatin Tushil të Skenderajt, dhe kanë të njëjtin numër të letërnjoftimit 1231470898, që Valon Musliu ka poseduar edhe më herët” kanë thënë burime të infojeta.net, nga Ministra e Punëve të Brendshme të Kosovës, me kusht të anonimitetit.

Sipas burimeve të infojeta.net brenda MPB-së, “Valon Musliu, tash më i ndjerë, më 17.10.1012, ka udhëtuar nga Kosova në drejtim të Sirisë,  nga ku nuk është kthyer kurrë, pasi që është konfirmuar se është vrarë në luftimet në Siri”.

“Valon Musliu, pasi disa ditëve që ka shkuar në Siri, ka qenë në kërkim të Policisë së Kosovës, andaj mbetet mister se si ka qenë e mundur që Valoni, të kthehet në Kosovës, të ndërrojë identitetin, e të marr letërnjoftimin e ri biometrik, pa u hetuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës”, ka thënë burimi.

“Ndërrimin e identitetit dhe marrjen e letërnjoftim të ri biometrike, Valoni e ka bërë gjatë kohës sa ka qenë në Siri në luftime”, ka thënë burimi.

Sipas burimit, shtrohet pyetja a “kanë dështuar dhe a është përgjigjur ndokush nga zyrtarët shtetërorë të Kosovës për dështimin e të gjitha hallkave të sigurisë në Kosovës?”

Për ndërrim e identitetit personi së pari duhet të bërë një kërkesë në Stacionin e Policisë ku ai graviton që të pajiset me një dokument se nuk është i kërkuar nga policia.

Pastaj duhet edhe një dokument që personi nuk është i ndjekur penalisht nga Gjykata e atij vendit e në këtë rast është Gjykata e Themelore e Mitrovicës, e në fund zyra e ofiqarisë, pas vendimit të Gjykatës i lëshona personit në fjalë certifikatën e lindjes me identitet të ri

Valon Musliu, 21-vjeç, ish-nxënësi i Medresesë “Alaudd-in” dyshohet se është vrarë në luftimet në fillim të muajit prill të vitit 2014, pasi që formacioni paramilitar islamik- Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS) po luftonin në Falluxha të Irakut. Familja e tij, në fshatin Tushilë e Skenderajt, në atë kohë ka hapur derën për ngushëllime menjëherë pas marrjes së lajmit për vdekjen e tij.

 

2 1

Shpërndaje në: