Modric, Kroos dhe Casemiro – mesfusha më e mirë e Real Madridit
Real Madridi ka shkëlqyer kundër Romës të mërkurën mbrëma dhe siç ndodh shpesh, performanca e tyre e madhe ishte jashtëzakonshme në mesfushë.
Që nga krijimi i treshes Luka Modric, Toni Kroos dhe Casemiro në mesfushën e Los Blancos në vitin 2015, ata kanë qenë pothuajse të pandalshëm.
Ata i kanë kushtuar klubit më pak se 80 milionë euro, por ata mund të quhen lirisht mesfusha më i mirë në historinë e klubit nga kryeqyteti.
Kroati, gjermani dhe braziliani arritën të kalojnë në një nivel tjetër ku e fituan tri herë radhazi Ligën e Kampionëve.
Aty ishte edhe Isco që luante herë pas here.
Treshja e kanë dominuar Evropën për tre sezone dhe i katërti ka filluar pozitivisht.



