Molliqaj: Kurti po bën shfaqje kinse është i habitur – po mashtron

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, thotë se Kurti po mashtron, kinse ‘është habitur me atë se çka po ndodhë në Bruksel’.
‘Kemi kapitullim total të strategjisë së Kurtit dhe shpërfaqje e asaj që kemi thënë gjithmonë, se qendra e marrëveshjes është Asociacioni dhe tjerat janë melmesa.
Shfaqja e Kurtit se është i habitur me këtë, është një mashtrim.
Kurrgjë e re s’ka ndodhë, as me Lajcakun e as me Borrelin’, tha ai. /Periskopi/